>
LETERSISHQIP

Nëpër Faqe Mos Piko

Nëse je pikë loti,
brenda syve më qëndro,
nëpër faqe mos piko,
ndër qerpik mos m'u qas,
se me duar do të fshij dhe...,
atëherë do të humbas.

Nëse je pikë gjaku,
bëhu rrahje e zemrës sime,
bëhu diell, bëhu flakë,
flakëroma kraharorin,
e më digj përditë nga pak.

Nëse jeburim jete,
mund të rrjedhësh brenda meje...
nëpër trupin e harruar,
nëpër eshtra,
nëpër deje...

Edhe bëmë të jetoj,
të jetoj falë teje.