Live Video

Altin Goci - Drejt Fatit Tim


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  9

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

27/01/2009

2009-01-27T02:42:26



ooo merme o fllad
dhe si një gjethe leshomë ti larg
ooo lermë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim

makina ecën me shpejtësi
plepat lemon i ëmbli fllad
drejt horizontit nxitoj unë tani
ku më thërret shpirti im endacak

fotografia e nënës në xhep
dhe një cigare e shtypur aty
o nënë po iki diku atje tej
ku të mësohem të rroj dhe pa ty

ooo mermë o fllad
dhe si një gjethe leshomë ti larg
ooo lermë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim

kjo vesë e hënës
sytë po mi lag mi lag

kjo hënë e vogel sa pika e vesës
të tjere qytete ndricon këtë natë
rrugë e panjohur është liria
ku më thërret shpirti im endacak

në cdo qytet ku unë të ndaloj
vec i panjohur dua të jem
një kalimtar pa lidhje me turmën
dua qetësi cdo lidhje më tremb

ooo mermë o fllad
dhe si një gjethe leshomë ti larg
ooo lermë trishtim
me ler të endem drejt fatit tim.






Më Shumë Këngë Nga Altin Goci:

Më Shumë...