>
BIOSHQIP
Biografia
AMAR DOBREVA, i lindur me 03.04.2009 në qytetin e Mitrovicës ka filluar karrierën e tij në moshen 5 vjeçare si model në agjensionin e model KidsModel-Prishtinë me fotografe Fitore Majanci, ku tregoj talent dhe suksese duke arritur të reklamoj veshje për fëmijë për kompani të mëdha si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.

Në vitin 2009 filloi të merret me muzikë dhe ka publikuar disa këngë, me të cilat arriti të rrëmbej shumë çmime të para, dyta dhe të treta në festivale të ndryshme të këngës për fëmijë si në Kosovë ashtu dhe jashtë saj.

Suksesi më të madh në muzikë e ka arritur në vitin 2021 në festivalin internaional "ANGEL VOICE" i cili mbahet në Beograd ku me këngën "A POM SHEH" në gjuhën shqipe të cilën ja ka kushtuar fëmijëve me DOWN SINDROME ka arriturr të rrëmbej vendin e parë. Muzika dhe orkestrimi i këngës janë shkruar nga Nazmi Aliu.

Amari njihet edhe si nxënës i dalluar në shkollën Musa Hoti ku vijon mësimet në klasën e 8, ai poashtu vijon mësimet edhe në shkollën e muzikës "Tefta Tashko" në Mitrovicë në instrumenti e tij të dashur Violinçelo, duke mos u ndalur asnjëherë Amari ka marrë pjesë edhe në garat e matematikës në organizimet e Atomit në vitin 2021 ku është shpërblyer me vendin e 3 në nivel të Kosovës për moshen e tij, ai flet rrjedhshëm gjuhen angleze dhe gjermane.

Amari poashtu vazhdon mësimet për Programim në Innovation Academy në Vushtrri, ku është dëshmuar si nxënës i dalluar me prezantimet e projekteve të tij inovative.

Pas gjithë këtyre aktiviteteve Amari njihet edhe si ambientalisti më i ri në nivel të Kosovës ku i përket grupit të "Ambientalistëve të Mitrovicës" dhe "Vullnetarëve për Ambient të Pastërt" të cilët çdo vikend organizojnë aktivitete për pastrimin e ambientit, mbjelljen e fidaneve e aktivitete të ndryshme për një Kosovë të gjelbërt dhe të pastërt.

Amari përfaqëson shkollën fillore "Musa Hoti" në grupin e robotikës ku bashkë me arsimtaren Anduena Ademi Jusufi kanë arrit të kenë shumë suksese në kuader të garave të robotikës të cilat organizohen në të gjitha shkollat fillore në nivel të Kosovës nga "KOSOVA MAKERS LEAGUE".

Befasitë nga Amari nuk kanë të ndalur sepse ai është afër të publikoj një këngë për fëmijët e prekur nga Autizmi dhe shumë shpejt do të botoj edhe librin e tij të parë me Poezi.