TEKSTESHQIP

Amariliz Percakaj
Toka Mëmë Shqipëri
Lyrics

Sa herë që babi im
nga udhëtimi larg
kthehet me anije
deti qetësohet,
dallga kthehet
në një valë.

Plot petale lulesh
e presin në oborr
dhe mbi supe
i bien si dëborë.

Ai ndalet për një çast
e na puth, na përqafon
dhe shikimin e tret larg,
një lot nga sytë i pikon.

Refreni:

Është një tokë o bija ime
që na thërret pa pushim,
për të zemra përvëlohet
toka mëmë, Shqipëri.

Në çdo vend që ti të shkosh,
malli djeg për çdo ditë,
është tokë e të parëve tanë,
mëmëdheu Shqipëri.

2.
Ashtu si fllad i lehtë
vjen e të zgjon zëri i saj,

ajo kurrë nuk të braktis
ajo kurrë nuk të harron.

Udhëton babi im,
dhe në netët pa hënë,
detin kapërcen
për të puthur tokën mëmë.

Ai ndalet për një çast
e na puth, na përqafon
e shikimin e tret larg
një lot nga sytë i pikon.

Refreni:

Është një tokë o bija ime
që na thërret pa pushim,
për të zemra përvëlohet
toka mëmë, Shqipëri.

Në çdo vend që ti të shkosh,
malli djeg për çdo ditë,
është tokë e të parëve tanë,
mëmëdheu Shqipëri.