TEKSTESHQIP

Amariliz Percakaj
Lumturia Eshte Si Flutur
Lyrics

Një ditë unë e pyeta nënën:
“çfarë është vallë lumturia?”,
ajo seç heshti një çast
me vështrimin larg.

“S’mundem ta shpjegoj moj bijë
me dy apo tre fjalë,
për ta takuar të duhet
të bësh rrugë të gjatë.”

Refreni:
Kur unë dal
në skenë,
kur këndoj
një këngë,
kur nëna nga gjumi
me një puthje lehtë
më zgjon;
kur unë tok
me shoqe
mes lulesh
ne vrapojmë,
luajmë bashkë
dhe qeshim,
unë e lumtur jam.

Strofa e dytë:
Një ditë unë e pyeta nënën:
“çfarë është vallë lumturia?”,
ajo seç heshti një çast
me vështrimin larg.

“Lumturia është si flutur
që ti e ndjek me vrap,
duhet të lodhesh moj bijë
në duar ta mbash.”