Per Ty Mësuese
Unë sot per ty mësuese
më pëlqen të shkruaj
shumë vargje të bukra
per t'i recituar.
Erdha në klas te parë
shumë i emocionuar
as dhe emrin tim
nuk dija të shkruaj.
Tani jam i gëzuar
sepse di të lexoj
dhe me ndihmen tënde
shumë gjëra po mësoj.