>
LETERSISHQIP

8 Marsi

Urime çdo nënë në planet,
Lumturi, paqe dhe shëndet!
Ju jeni engjujt e vërtetë,
Që na dhatë dritë dhe jetë.

Në të keq dhe në të mirë
Gjuha gjithmonë tek ti shkon.
O engjull!marrim frymë më lirë,
Oh, nënë! Kurr zemra rënkon.

Për ty pak është çdo çmim,
Gjithë kujdesi, kënga, poezia.
Me ty nuk ka asnjë shpagim,
E dashur nënë, je vetë dashuria.