>
BIOSHQIP
Biografia
Ish-konkurrentja e”The Voice of Albania 5″ ka publikuar projektin e saj të parë muzikor të titulluar “Reckless” dhe menjëherë ka rrëmbyer zemrat e publikut. Këngëtarja më e re e muzikës shqiptare është votuar më shumë se çdo artist, duke zënë vendin e parë të klasifikimit të “The Top List”. Edhe pse ende “Reckless” nuk ka një video muzikore, artistja duket se ka goditur në shenjë me këtë këngë, e cila mban vulën e shtëpisë diskografike amerikane “360M Records”. 19-vjeçarja me origjinë nga Shkodra ka qënë gjithashtu një prej triumfueseve të “Tirana Art Fest”, nga e cila përfitoi një kontratë bashkëpunimi me shtëpinë diskografike amerikane “360M Records”.

Në vitin 2016, Ana Bakaj merr pjesë në The Voice Of Albania 5.

Më datë 13 Tetor 2017, W.A.D publikon videoklipin "Liar", në bashkëpunim me Ana Bakaj.