>
BIOSHQIP
Biografia
Ndonëse talentin e saj artistik e solli përmes spektaklit “The Voice of Albania”, Ana Kabashi angazhimin e saj në këtë drejtim nuk e nisi me këtë spektakël. Lidhja e saj me këngën është shumë më e hershme, ani pse sipas këngëtares ‘The Voice...’ ishte një shtytje e madhe drejt karrierës artistike të saj. Ajo po punon fort rreth muzikës ne mbrëmjeve të shumta ‘live’ nëpër qytete të ndryshme në Kosovë. Por nuk do të jenë vetëm mbrëmjet ‘live’ ato që do ta sjellin si këngëtare Anën. Ajo tashmë është duke punuar edhe në projekte të reja të cilat do ta sjellin më afër publikut mjeshtërinë e saj në të kënduar. “Jam duke punuar edhe rreth këngëve të reja. Kam krijuar lidhje shumë të mira me disa kompozitor në Shqipëri, kështu që tash jam duke punuar rreth krijimeve artistike me ta".

Në vitin 2013, Ana Kabashi merr pjesë në The Voice Of Albania 3.

Në Prill 2016, Ana Kabashi merr pjesë në Celësi Muzikor 10 me këngën "Kom Me T’dasht", ku është shpallur fituese e ketij edicioni.

Më datë 27 Maj 2016, Ana Kabashi publikon videoklipin "S’jena Bashk". Kënga është e punuar nga Granit Gashi dhe Nurteel ndërsa për videon është kujdesur Erkand Shabani me produksionin Imagine.

Më datë 1 Tetor 2016, Ana Kabashi publikon videoklipin "Me Hile".

Më datë 13 Maj 2018, Ana Kabashi publikon videoklipin "Papi".

Më datë 7 Shtator 2018, Ana Kabashi publikon videoklipin "Bla Bla Boy". Muzika e këngës u punua nga Markel, Ana Kabashi, teksti u shkrua nga vetë Ana Kabashi.

Më datë 8 Shkurt 2019, Ana Kabashi publikon videoklipin "Na Thej". Muzika e këngës u punua nga Massive Production, ndërsa teksti u shkrua nga Ghulo. Kënga do të vizualizohet edhe me klip, për xhirimet e të cilit janë kujdesur produksioni XL Films. Për dukjen e saj është kujdesur Nagipi dhe për dukjen, Donika Loci.

Më datë 22 Mars 2019, Nush & Ana Kabashi publikojnë videoklipin "Kqyre Ti". Kënga është punuar nga TorchMusic, ndërsa teksti është shkruajtur nga vet Nushi. E veçanta e këtij projekti muzikor është se në fillim të këngës, dëgjohet në prapavijë një nga këngët e famshme të Dervish Shaqës. Bëhet fjalë për këngën e njohur rapsodike “N’Kaçanik deri në n’Boletin”, e cila më pas shkrihet përgjatë vijës melodike që dyshja interpretuese kanë realizuar për këngën e tyre. Një kombinim sa i çuditshëm aq edhe interesant është cilësuar ky nga fansat.

Më datë 1 Maj 2019, Ana Kabashi publikon videoklipin "Ana Kabashi" dhe këngëtarja vjen në poza atraktive duke vënë në plan të parë linjat e njohura trupore. Granit Gashi nga Massive Production e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa vet këngëtarja është kujdesur për melodinë dhe e ka shkruar tekstin. Për anën vizuale është angazhuar produksioni XL Films, që ka xhiruar videoklipin e kësaj kënge.

Më datë 9 Korrik 2019, Berato publikon videoklipin "Papa", në bashkëpunim me Ana Kabashi & Arta Kabashin. Teksti i këngës u shkrua nga Berato & Ana Kabashi. Produksioni audio u realizua nga Dj Cekic.

Më datë 23 Shtator 2019, Ana Kabashi publikon videoklipin "Ami Lekt". Muzika e këngës u punua nga Ana Kabashi, ndërsa teksti u shkrua nga Fadil Topalli. Produksioni audio u realizua nga Granit Gashi.

Më datë 13 Dhjetor 2019, Ana Kabashi publikon videoklipin "Dashni". Teksti i këngës u shkrua nga Ghulo.

Më datë 21 Gusht 2020, Ana Kabashi publikon videoklipin "Ma Shume". Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 23 Dhjetor 2020, Ana Kabashi publikon videoklipin "Pse E Du". Muzika e këngës u punua nga Ana Kabashi. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Mixey.

Më datë 27 Gusht 2021, Ana Kabashi publikon videoklipin "Sa Kem Pi". Teksti i këngës u shkrua nga Ana Kabashi.

Më datë 13 Nëntor 2021, Ana Kabashi publikon videoklipin "11/11". Teksti i këngës u shkrua nga Elinel, ndërsa orkestrimi u punua nga RZON. Produksioni audio u realizua nga RZON.

Më datë 6 Maj 2022, Ana Kabashi publikon videoklipin "Për Dashni". Për muzikën e këngës kanë punuar bashkarisht Elinel, Ana Kabashi & RZON, ndërsa tekstin e shkroi Elinel. Produksioni audio u realizua nga RZON.

Më datë 28 Korrik 2022, Ana Kabashi publikon videoklipin "KuKu". Për muzikën e këngës kanë punuar bashkarisht Elinel & Ana Kabashi, ndërsa tekstin e shkroi Elinel. Videoklipi u prodhua nga Kotorri, ndërsa produksioni audio u realizua nga RZON & PllumB.

Më datë 23 Dhjetor 2022, BBVK publikojnë videoklipin "Bigu Jemi Ne". Pjesmarrës të kësaj kënge ishin: Stresi, Getinjo, Ana Kabashi, Shota Baraliu, Gjon Karrica, Gigiliola Haveriku, Mc Beka. Teksti u shkrua nga vetë Stresi, Getinjo, Ana Kabashi, Shota Baraliu, Gjon Karrica, Gigiliola Haveriku, Mc Beka. Produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.

Më datë 4 Shkurt 2023, Getinjo & Ana Kabashi publikojnë videoklipin "Je E Vetmja Dashuri". Kënga është kompozuar nga Ana Kabashi, ndërsa tekstin e kanë shkruar së bashku Getinjo & Ana Kabashi. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Nurteel & Granit Gashi.

Më datë 16 Mars 2023, Ana & Arta Kabashi publikojnë videoklipin "T'du Hala". Teksti është shkruar në bashkëpunim nga Ana Kabashi & Arta Kabashi, teksa për arranzhimin e këngës u kujdes BledBeats. Videoklipi u prodhua nga Smartmotion Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga BledBeats.

Më datë 17 Korrik 2023, Ana Kabashi publikon videoklipin "Vallah". Teksti i këngës u shkrua nga Rioo. Videoklipi u prodhua nga kompania N'pik Creative.

Më datë 28 Nëntor 2023, Ana & Arta Kabashi publikojnë videoklipin "Jena Shqipe". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Ana Kabashi & Arta Kabashi kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Ana Kabashi ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "Malli".