>
BIOSHQIP
Biografia
Jeta e tij ka rrjedhur mes tingujve të muzikës që në vogëli, ka ndjekur Liceun Artistik për kanto dhe së fundmi në akademinë e arteve, po për kanto, profili tenor. Ka ndjekur Akademinë e Arteve dhe sipas tij, Talent Show janë formula më e mirë për të arritur objektivin që i ka vënë vetes.

Në vitin 2012, Andi Stafuka merr pjesë në X Factor Albania 2.

Në Maj 2012, Andi Stafuka merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Thesar I Cmuar".

Në vitin 2014, Andi Stafuka merr pjesë në The Voice Of Albania 4. Andi rikthehet në “The Voice” për të dytën herë, por këtë radhë shumë më i përgatitur.

Në Maj 2015, Andi Stafuka merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Ky Dedikim".

Në Tetor 2018, Andi Stafuka merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Te Huaj".

Më datë 24 Maj 2019, Andi Stafuka publikon videoklipin "Sa Te Du", në bashkëpunim me Enis Keta & Fatjon Ndinin.

Më datë 20 Nëntor 2019, Enis Keta publikon videoklipin "Kur Gabon", në bashkëpunim me Andi Stafukën.

Më datë 25 Janar 2020, Andi Stafuka & Enis Keta publikojnë videoklipin "Paralel". Videoklipi u prodhua nga kompania ND Film Pro.

Më datë 1 Mars 2020, Andi Stafuka merr pjesë në Jehó 2020 me këngën "Shpirti Dehet".

Më datë 24 Korrik 2020, Enis Keta & Andi Stafuka publikojnë videoklipin "Pa Ty", në bashkëpunim me Fatjon Ndinin. Teksti i këngës u shkrua nga Enis Keta & Andi Stafuka. Videoklipi u prodhua nga kompania ND Film Pro.