>
BIOSHQIP

Andos: Eksperienca Ime Në Dancing With The Stars...

24-11-2013
Andos, rok-këngëtari nga Kosova së fundmi është pjesë e garës më të madhe të vallëzimit në vend "Dancing With The Stars". Në këtë intervistë ai na rrëfen më shumë rreth provave me partnerën e tij Rovenën si dhe emocionet që po i sjellë kjo garë.

TeksteShqip: Andos, së fundmi ju kemi parë të angazhuar në spektaklin "Dancing With The Stars". Na trego pak si po të duket kjo eksperiencë?

Andos: Shumë e mirë, shumë e veçanët edhe pse goxha e lodhshme fizikisht, se tërë kohën me prova çdo ditë, mirpo jam duke e shijuar pafund si eksperiencë.

TeksteShqip: Partnerja juaj në këtë garë është Rovena. Na trego pak se si ësht Rovena si balerinë dhe sa durim keni të punoni me njëri-tjetrin?

Andos: Kemi shumë durim, Rovena është një balerinë shumë profesioniste, me përvojë të gjatë dhe ja kalojmë shumë mirë.



TeksteShqip: Deri ku pretendoni të arrini në këtë garë?

Andos: Deri sa të mundem(qesh).

TeksteShqip: Ndërkohë para ca kohësh keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Ma e mira n'botë". Na trego pak rreth këtij prijekti dhe sa jeni ndarë i kënaqur me suksesin e tij?

Andos: Jam i ndarë shumë i kënaqur, kam marrë shumë komente të mira, jam marrë 3 muaj me klipin, duke u munduar të kem sa më shumë miq në videoklip, është një videoklip i veçantë për mua, pasi kam shumë miq në klip.

TeksteShqip: A jeni i angazhuar kohëve të fundit nëpër koncerte?

Andos: Për momentin jam shumë i angazhuar me Dancing With The Stars, mirpo do ketë dhe koncerte.



TeksteShqip: Cilat janë projektet e reja nga Andos. Do të vish me ndonjë këngë të re, videokli apo album?

Andos: Po patjetër do ketë shumë projekte që dua ti lë surprizë!

TeksteShqip: Po festat e funvitit ke vendosur ku do ti kalosh?

Andos: Në shtëpi me familje besoj.

TeksteShqip: Andos, ne të falenderojmë që gjete kohë të ishe me neve në intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka. Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Andos: Unë falenderoj të gjithë ata që më përkrahin dhe shpresoj të vij me këngë sa më të mira dhe që të pëlqehen nga adhuruesit.
(Teksteshqip.Com)

Andos: Eksperienca Ime Në Dancing With The Stars...