TEKSTESHQIP

Andrra
Palinë
Lyrics

ç'ke Palinë, që je idhnue?
po do baba me m'martue
pse po m'qet babe jasht,
kush te do si une t'kam dasht,
kush t'i ngon si t'kom ndigue,
kush t'punon si t'kam punue,
tash të vin hera herë e shikojnë me ba nderë

ç'ke Palinë, që je idhnue?
po do nana me m'martue
pse po m'qet nane jasht,
kush te do si une t'kam dasht,
kush t'i ngon si t'kom ndigue,
kush t'punon si t'kam punue,
tash të vin hera herë e shikojnë me ba nderë

kaj oj qika oh n'qerap me vegza
sot t'la daja e t'la tezja
kaj moj qike oh n'mafez me oja
sot t'lan shoqet e t'lan lojat

vnohet kana, oh pika pika
ty t'ka nana o bajrak nër qika
vnohet kana, oh me pika të kuqe
nesër mbrama o bajrak nër nuse

kaj oj qike oh n’qerap me vegza
sot t’la daja e t’la tezja
kaj moj qike oh n’mafez me oja
sot t’lan shoqet e t’la loja
kaj oj qike oh ner hije t’sanes
ty sot t’la dashnija e nanes
kaj moj qike oh ne krye t'votres
ty sot t’la dashnija e motres