>
BIOSHQIP
Biografia
Andueli ka lindur në Fushë Arrëz më 26 Tetor 2000. Daljet e tij të para në skenë janë që në klasë të III-të fillore në Qendrën Kulturore Fushë Arrëz. Ai ka mbaruar Shkollën e Mesme dhe Institutin e Lartë të Arteve për Kanto dhe aktualisht po ndjek studimet Master për Mësuesi për Kanto.

Në Dhjetor 2022, Anduel Kovaçi merr pjesë në Festivalin e 61-të në RTSH me këngën "Malli".

Më datë 3 Gusht 2023, Anduel Kovaçi publikon videoklipin "Moj E Mira". Teksti i këngës u përgatit nga Eriona Rushiti, teksa për arranzhimin u kujdes Enis Mullaj. Produksioni audio u realizua nga Enis Mullaj.

Në Dhjetor 2023, Anduel Kovaçi merr pjesë në Festivali I 62-Të Në Rtsh me këngën "Nan'".