>
BIOSHQIP

Ani Cuedari Përjashtohet Nga Festivali Për Plagjiaturë

22-12-2012
Nje skandal qe nuk mbahet mend te kete ndodhur ne Festivalin e Kenges, po ndodh sivjet ne edicionin e 51-te pas zbulimit se kenga finaliste "Me ler nje enderr" e interpretuar nga Ani Cuedari eshte e kopjuar nga kengetarja koreane J Min dhe kenga “Stand Up”.

Fillimisht eshte shkruar se kenga eshte kompozuar nga Arion Muka por me vone eshte konfirmuar se ne te vertete eshte nje kenge e kompozuar apo me mire e kopjuar nga Endri Tola, transmeton noa.

Kengetarja Ani Cuedari ka shkelqyer me performancen e saj ne festival, por ky skandal do te njollos karrieren e saj te re, pasi emri i saj do te futet ne regjistrin e plagjiaturave, megjithese fajin me te madh ketu e ka vet kompozitori.

Sipas vendimit te jurise, qe perjashtoi kengen, ne finale sonte shkojne vetem 17 kenge, pra nuk do te kete zevendesime.
(Albavipnews)