>
LETERSISHQIP

Dashuri E Gdhendur

Emrin tend e gdhenda mbi pemen shekullore
E gdhenda bukur me kujdesin me delikat
Keshtu qe pas vitesh apo dhe pas nje ore
ai mbi peme te shkelqeje jetegjat

Emrim tim nisa ta shkruaj perbri
Por hije do i bente ai emrit tend
Prandaj dhe doren e mblodha me shpejtesi
Dhe vetem tendin lash aty te gdhend

Dashurine per ty pemes ja rrefeva
Mallin qe kisha ia shkriva me fjale
Se di ne me degjoi kur une shpertheva
Ne lot sikur lum per ty i dashur djale

Dashuria mi gjuante zemres me dhune
Teksa pema pyeste: "c'faj te kam une?"