>
BIOSHQIP
Biografia
Anisa jeton në Kukës dhe prindërit e saj kanë qenë shtysa më e madhe që Anisa të shkonte për të konkurruar në “The Voice Kids”. Anisa është shoqje e ngushtë me Alisjan (konkurrente e skuadrës Gjoka) si dhe me Danielën, gjysmëfinaliste e edicionit të kaluar. Pasioni i saj është volejbolli dhe e ushtron këtë sport në qytetin e saj. Në Audicionet e Fshehura ajo u paraqit me këngën “Friends” të Marshmallo dhe Anne Marie që bëri të ktheheshin dy nga tre karriget, ajo e Miriamit dhe e Gjokave. Anisa kaloi me sukses edhe Betejat ku ishte përballë Neartit dhe Ëmbës me këngën “Good Luck”. Në Netët Live ajo ishte përzgjedhja e Miriamit për në Gjysmëfinale. Gjatë kësaj mbrëmjeje Anisa performoi me këngën “How Will I Know” ndërsa në duet këndoi me Erzën.

Në vitin 2019, Anisa Grenazi ishte finaliste në Voice Kids Albania 3.

Më datë 29 Maj 2021, Anisa Grenazi publikon videoklipin "Mani Per Money". Muzika e këngës është kompozuar nga Flori Mumajesi, tekstin e kanë shkruar bashkë Era Istrefi & Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Marsel Gunga. Videoklipi u prodhua nga kompania Cinematic Albania.

Në Maj 2022, Anisa Grenazi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 22 me këngën "Mani Per Money".