Më mbaj mend (për 1 muaj)

Anita Bitri - Mos U Nxito, Mos U Gabo Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  23

Në tren përballë u njoha me një djalë,
Shkëmbyem çiltër unë me të disa fjalë,
Po kur u ndamë të dy në stacion,
Ai dorën mua fort seç ma shtrëngon

S’kaluan shumë, vetëm disa ditë,
S’kujtoj as emrin, i harrova dhe sytë,
Në rrugë befas djali më takon,
Si për çudi, më thotë se më dashuron
Ç’është kjo dashuri!

Mos u nxito, mos u gabo
Ti zemrën time mos e kërko
Mos u zemro, unë ty s’të mbaj mëri
Por do të flas përherë me çiltërsi

Kur njeh një vajzë, që ngrohtë ty të flet
Të buzëqesh, të respekton,
Nuk është e thënë se ajo të dashuron

Të lutem djalë, mos më keqkupto
S’jam mëndjelehtë, këtë ti mos e harro
Mirësjelljen ruaj unë me çdo njeri
Si djalë a vajzë, të rritur dhe fëmijë

Nëse diku të shoh unë përsëri,
Çdo iluzion nga mendja hiqe ti,
Sepse mirësjellja s’është dashuri,
Le ta mësojë, ai që nuk e di
Ai që nuk e di

Mos u nxito, mos u gabo
Ti zemrën time, mos e kërko


Ky tekst u dërgua nga shqiptari





Anita Bitri - Mos U Nxito, Mos U Gabo
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Mos U Nxito, Mos U Gabo".
3. Video është e këngës "Mos U Nxito, Mos U Gabo", por nuk këndohet nga Anita Bitri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Anita Bitri:


Komente 0