Më mbaj mend (për 1 muaj)

Anita Bitri - Për Ty Ëndërroj Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7

Ti je shumë larg meje, të lash unë në vetmi
Mos mendo se zemra, pa ty më ka gëzim
Këtu jam pa ty, një trup unë e pashpirt
Dhimbja është e madhe, atë e di dhe ti

Deti është i kaltër, atë shumë mirë e di
Puthja është e ëmbël, atë ma fale ti
Ndarja është e hidhur, oh sa pa kuptim

Ditët po kalojnë, unë ty nuk po të shoh
Zemra po rënkon, zemrën tënde kërkon
Kujtimet vazhdojnë, për ty unë ëndërroj

Kur të shoh në ëndërr, ti shpirtin ma ngacmon
Kur të shoh kur ecën, unë një ëngjëll shoh
Kur të shoh kur flet, gjithë botën ma dhuron
Jam një skllave e jotja, unë nuk dua askënd

Kam një mall të madh atë kush nuk ma di
Vetëm ëndërroj, kur ishim bashkë të dy
Ecnim nëpër natë, unë edhe ti
Të ngacmoja unë, sa bukur qeshje ti

Rri mendoj e vetme, pse të na ndodhë kështu
Mijra kilometra na ndajnë ne të dy
Ty që shumë të desha, të lash unë në vetmi
Mërgim je mallkim, mallkim në shpirtin tim.


Ky tekst u dërgua nga Arben Bitri



Anita Bitri
Publikimi: 01/12/2004
Muzika: Edmond Xhani
Teksti: Anita Bitri


Anita Bitri - Për Ty Ëndërroj
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Për Ty Ëndërroj".
3. Video është e këngës "Për Ty Ëndërroj", por nuk këndohet nga Anita Bitri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Anita Bitri:


Komente 0