>
BIOSHQIP

Anjeza Branka: Këtë Verë Ja Kushtova Vetëm Familjes!

21-08-2013
Anjeza Branka, këngëtarja seksi nga Tirana vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip duke na rrëfyer të rejat e fundit dhe jetën private. Së fundmi Anjeza publikoi videoklipin e saj më të ri "Papi", një videoklip për të cilin ajo na flet më detalisht në këtë intervistë... Teksteshqip: Anjeza, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Papi". Na flsini pak më shumë rreth këtij projekti? Anjeza: Ky është një projekt që tashmë është bërë konkret dhe që është pëlqyer shumë. Ky është një vlerësim shumë i madh nga publiku i cili ka qenë pranë meje në çdo risi.



Teksteshqip: Për çfarë flet kënga? Anjeza: Kënga është me ritme verore, stil portugez dhe që ka në thelb shijimin e çdo momenti. Teksteshqip: Sa jeni e kënaur me suksesin e kësaj kënge deri tani? Anjeza: Shumë, shumë, shumë jashtzakonisht shumë e kënaqur. E prisja këtë dashuri nga publiku im. Feminderit! Teksteshqip: Anjeza, ju isht pjesë edhe e Top Fest 10 me këngën "Lamtumirë" në duet me Muharrem Ahmetin? Na treo pak sa sukses pati kjo këngë? Anjeza: Besoj se për vlerësimin flasin klikimet fakti që të gjithë e dinë këtë baladë dhe e këndojne, janë tregues të një suksesi shumë të madh.



Teksteshqip: Si lindi ideja për bashkpunim me Muharrem Ahmetin? Anjeza: Ka qenë një bashkpunim i frytshëm sepse ishte i menduar prej kohësh. Sepse me Muharremin njihemi familjarisht prej kohësh dhe keshtu u realizua kjo baladë e bukur dhe u bë himn i të gjithëve. Teksteshqip: Sa keni qenë e angazhuar gjatë kësaj vere nëpër koncerte? Anjeza: Këtë verë ia kam kushtuar vetëm familjes time, Leanzos tim të vogël dhe dashurisë sigurisht. Teksteshqip: Cilat janë projektet e tua më të afërta. Do të vish me ndonjë këngë të re, album apo se ke vendosur akoma? Anjeza: Kam shumë plane po më mirë ia lëmë kohes...



Teksteshqip: A do të garosh në ndonjë festival këtë vit? Anjeza: Është ende herët për të bërë një përcaktim të saktë po shpresojmë që po. Teksteshqip: Po pushimet verore i ke mbaruar apo do të shkosh së shpejti? Anjeza: Jo, ende nuk i kam mbaruar pas Orientit dua të shijoj bregdetin e jugut dhe më pas ta mbyll sezonin veror.



Teksteshqip: Anjeza ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të reja. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut? Anjeza: Fansat kanë falenderimin tim gjithmonë dhe besimin tim, sigurisht nga ana tjetër dua ti siguroj fansave se do tu a shpërblej me këngë dhe klipe të bukura. Faleminderit dhe juve!
(Teksteshqip)

Anjeza Branka: Këtë Verë Ja Kushtova Vetëm Familjes!