>
BIOSHQIP

Anjeza Branka: Nuk Ja Fal Vetes Kur Zhgënjehem Nga Të Tjerët

08-04-2014
Është bërë nënë në moshë të re, ka një djalë dhe një karrierë shumë të suksesshme. Këngëtarja seksi Anjeza Branka vjen në një rrëfim të veçantë për gazetën Express duke treguar për jetën e saj, planet për të ardhmen dhe shumë gjëra të tjera për veten. E keni në ide tipin e mashkullit të preferuar. Si do të dukej ai nga një imagjinatë në nivel përrallor në një realitet jetësor? Më mjafton që ai të jetë aty për mua në të mira e në të këqija, në sukseset dhe vështirësitë e mia, ky është realiteti dhe imagjinata ime. Një hulumtim e ka shuar mitin se femrat kalojnë orë të tëra para pasqyrës për të tërhequr vëmendjen e meshkujve. E vërteta është krejt ndryshe - femrat zbukurohen për të joshur vëmendjen e femrave të tjera. A mendoni se meshkujt nuk janë aq të kriter për të vlerësuar bukurinë femërore, sikurse pretendojnë femrat? Vërtetë meshkujt shikojnë bukurinë e një femre pikë së pari por kur vlen nga profesioni dhe bukuritë e shumta cka bëhet, kjo sjell që në fund të fundit përsëri të dashurohet në personin atë që ai e përfaqëson jo me paraqitje fizike, kështu që vëmendja nja 10 minuta është.



Për shkak të obligimeve të shumta afariste, a pëson jeta juaj emocionale? Jo, di të ndaj mirë punën me jetën time personale dhe emocionale që i kushtoj familjes, partnerit dhe vetes time. Cili është argëtimi juaj i preferuar i orëve të pasdites apo i orëve të para të mbrëmjes? Të kujdesem për veten dhe të kaloj me njeriun më të shtrenjtë për mua, tim birë Leanzon. Çka do të dëshiroje të kishe në këto çaste, diçka që të mungon? Aktualisht disa pushime diku larg... Cila është ajo që më së vështiri e ke mësuar në jetë dhe për jetën? Në jetë kam mësuar që duhet të presim asgjë nga askush dhe jo çdo gjë është ashtu siç duket në jetë.



Jeni adhuruese e leximit, mbase për ju leximi është një variant i kënaqësisë, i thyerjes së monotonisë, por edhe i begatisë dhe i mençurisë..- Deri diku po, ilaçi më i mirë është leximi. A jeni idhtare e ushqimit të shëndetshëm dhe sa kohë u kushton kujdesit për trupin dhe ushtrimeve? Pamja ime flet më mirë, (qesh). Ka paragjykime se të bukurat nuk dinë të gatuajnë. A e demantoni ju këtë? Shumë gabim, libri nuk gjykohet nga kopertina, di të gatuaj shumë mirë. Jeni adhuruese e udhëtimeve, cili vend gjithmonë nxit kërshërinë, e cila lexohet në buzëqeshjen dhe në fytyrën? Janë shumë vende që më pëlqejnë por kënaqësi e imja mbetet Turqia dhe San Torini. Fakti që keni udhëtuar shumë, çfarë ju ka mësuar? Tradita të ndryshme të vendeve të ndryshme dhe arkitektura e çdo qyteti që është karakteristike.



Thonë se njerëzit me kalimin e kohës ndryshojnë. A ka dika te ju që po i reziston kohës? Fakti që nuk kam shtuar peshë, dhe sigurisht me moshën time çdo gjë fillon dhe logjikohet më së miri. A ju tremb mosha kur një ditë nuk do të dukeni kaq e këndshme sa sot? Jo, çdo gjë ka moshën e vet. Po a keni dilema, pakënaqësi? Deri tani jo, ndihem mirë me veten. Thuhet se bukuria mund të gjitha sfidat, mund çdo vështirësi? Jo, bukuria është një përqindje shumë e vogël që ndikon, duhet aftësia për të mundur çdo vështirësi. Na tregoni, për fund, çka nuk ia falni vetes e çka të tjerëve? Vetes nuk i fal kur zhgënjehem nga të tjerët, nga besimi i tepruar, të tjerëve nuk i fal tradhtinë. Për çka do ta mbani në mend vitin 2013 dhe çka dëshironi të arrini më 2014-n? 2013 një vit i suksesshëm si në këngë por dhe se munda të hap butikun tim Branka Store, 2014 shpresoj sa më shumë hite.
(Express)

Anjeza Branka: Nuk Ja Fal Vetes Kur Zhgënjehem Nga Të Tjerët