TEKSTESHQIP

Anjeza Shahini & Puntore Manci
Je Veshur Ushtarake
Lyrics

Një vajzë unë doja të njihja
por rast nuk gjeja dot,
të dielave kur unë dilja
ishte me shoqe plot

Por ja një ditë, për në stërvitje,
mirë unë mënd e mbaj,
ja midis shoqesh, me uniformë
pash unë sytë e saj

Ref.

Ja ti je veshur ushtarake,
ngrite doren shpejt
dhe pershëndetjes ju përgjigje
me qëndrimin drejt

Dhe buzëqeshe ti me mua,
a më njohe vallë?
Jam ushtari pak çapken
që të sheh me mall

Tani ne bashkë u njohëm mirë
çdo orë dhe çdo ditë
dhe miqësia ketu n!e stërvitje
sa shpejt qê u rrit

Dhe sa marr leje, tani s'vonoj
që ty të takoj
dhe para teje, tani gatitu
më unë nuk qëndroj

Ref. 2 herë

Ja ti je veshur ushtarake,
ngrite doren shpejt
dhe pershëndetjes ju përgjigje
me qëndrimin drejt

Dhe buzëqeshe ti me mua,
a më njohe vallë?
Jam ushtari pak çapken
që të sheh me mall

DËRGOI: