>
LETERSISHQIP

Botë E Pakuptim

Ri e ulur dhe mendoj
Cili është kuptimi,
I kësaj bote që un jetoi?!
Cili është qëllimi
I njerëzve me dyfytyra,
Pse mes njerëzve
Egziston tradhëtia?!
Dikur të donin shumë
Tani të urrejnë,
Dikur të jipnin premtime
tani ato më s'vlejnë.
Sa shumë ëndrra
Ngelen përgjysmuar,
Dëshirat do te jenë në zemër
Por përsonat e gabuar!
Nuk i'a vlenë të jesh i drejtë
Në këtë botë të padrejtë,
Ku gënjeshtra bërtet
Si të ishte e vërtetë,
Ku ëndrrat shkilen,tërhiqen zvarrë
Ku të qash për gjërat që do
Të quajnë të marrë!
Endërron një botë të lumtur
Pran njerëzve që do,
Por ëndrra është ëndërr
E vërtet s'bëhet, jo!
Dikur pendohesh për gabimet e tua,
Dëshiron të kthehesh
Por ajo rrugë tanimë është e ndaluar!
Se koha ecën nuk ndalon
Në atë rrugë që ke shkelur
Dy herë nuk kalon...!