>
LETERSISHQIP

Digjem Brënda Vetës

Dhe nuk kam guxim të të shkruaj
I ngrirë në këtë sfidë të jetës
S’mund të të shoh si të huaj.

Bie pre e çdo shikimi
Dhe shpeshë herë shumë i thyer
Sytë tregojnë çka goja s’thotë
Dhe çfarë zemra mbyll në dyer.

Do të jepja krejt çfarë kam
Vetëm një herë t’i qaja hallet
Të të tregoj se akoma ndiej
Dhe se zemra për ty kallet.

Për mua mbetet i njëjti tregim
Po të kem jetë të rrojë sa malet
Dashuria për ty akoma rritet
Dhe nuk e di pse nuk ndalet.

E vuaj këtë heshtje djalli
Që të mbajë lartë krenarinë
Dhe kur rrugët tona kryqëzohen
Merr flakë zemra që ngrinë.

Ti je princesha e jetës sime
Paradoksi i kësaj jam unë
Je e njëjtë që me lindje
Ndërsa unë s’bëhem princ kurrë.