>
LETERSISHQIP

Mesuesja Ime

Mësuese e dashur
Të falënderoj
Sa do të jetë jeta,
S’do të të harroj.

Çdo ditë diçka të re
Nga ti po mësoj
Mendjen me dituri
Po e pasuroj.

Mësimet dhe fjalët
Kurrë s’i harroj
Gjatë rrugës së jetës,
Do t’i kujtoj.

Shpresoj që shpejtas
Të vijë ajo ditë
Ti të krenohesh,
Që isha nxënësi yt.