>
LETERSISHQIP

Gjyshja

Afër gjyshes ulem
dëgjoj përrallën e vjetër,
me saraj të bukur
me princ E mbretër.

Princi u martua
por ndodhi cast i pafat,
nga magjia u rrëzua
princesha e ngratë.

Por shërim gjeti
tek magjistarja e mirë,
tani urdhëroi mbreti
- thirrni botën mysafirë!

Na ftuan dhe ne
të shkojmë në saraj,
e ndërpreva: - para se me le ?
se unë në mend se mbaj?

Gjyshja më përqafoj
tha - përralla kështu e ka,
përrallat kush tregon
në festë e ftojnë pandarë.