>
LETERSISHQIP

Humbas

Nuk mund të them si ndjehem mbrëmjeve pa ty
Ku dielli braktis bukur, atë të fundit ngjyrë,
Kur dhe neonët ndizen, si njerëz ngjajnë pa sy
Dhe pemët gjysëm-duken, si njerëz pa fytyrë!

Më pyet ka njerëz rruga? Ka si jo, gjithmonë
Rendin, i trembë nata dhe zënë folenë e tyre,
Unë që endem rrugëve, pres të bëhet vonë
Më pëlqejnë të gjitha, nuancat e kësaj ngjyre!

Humbas ne erresire, humbas ne kujtimin per ty
Jam ketu ne cdo cep, aty ku malli na pervelonte
Keto drita ndezur, thyejn ngjyren e zeze te shpirtit
Jam ketu, ku genjyem veten te dy.

Pendohem qe te lash te ikje, betohem ne kete nate
Per ty po flas, per dashurine qe nuk ta dhash
Kam frike qe emri yt do jete gjithmone ne mua
Me dritheron kjo ndjenj, ndoshta me s'do mundem te dua