>
LETERSISHQIP

Qënie Misterioze

Shumë e mistershme qënia jote
Të them qënie se s’di ç’te them
Nuk ngjan me asgjë të kësaj bote
Shembulli i parë gjer në ekstrem.

Ti je e bukur(si shumë të tjera)
Po veç kur flet, lekundet dheu.
Ngjyroset qielli, dridhet dhe era
Kush të dëgjoi e kokën s’ktheu!

Ah, kur ecën…kur ecën ti
Zbërthehet dielli në mijra copë
Ku mos të ngjash si perëndi
Me kurorë dielli mbi flokë!

Dhe unë që humba në sytë e tu
N’ato vështrime që ti m’i falje
Preferoj të jem kështu
Pa kërkuar për rrugëdalje