>
LETERSISHQIP

Forca E Shpirtit

Një shpirt veç nga humbja
mundet të lëkundet,
mbase dhe të shëmbet,
(më keq ku të shkojë)
nga fundosje e akullt
si re ngrihet pluhur,
humbja e shndërron,
vetë jetën në rrënojë...

Një shpirt i lëkundur
shemb detra të tërë,
edhe nëse dallgët
mundin ta mbulojnë,
në vajtime zogjsh
zëri i shndërrohet,
të humburin shpirt,
zotët vetë vajtojnë...

Një shpirt veç nga humbja,
nis të flasë përçart,
dhe zëri i flaktë
pa u njomur shuhet...
Asgje s´është e vërtetë
ç´është thënë më parë,
imi shpirt është ndryshe,
tjetër shpirt ç´më duhet