Poet Anonim Poezi
Poet Anonim

Tema: Poezi Për Pranverën


Dita E Poezis

Sot në ditën e poezis
Dola të shkruaj në natyrë
Disa vargje do i radhis
Për pranveren që sa ka hyrë

Diellin do ta marrë në dorë
Do ta puthë si një fëmijë
Do ta shkrij në mal dëborë
Lulet dhe atje të mbijnë

Do ta gjejë hënën ku është
Diku fshehur rri mbi re
Do t'i lutem t'ma sjell nënën
Mos... me thuaj Se nuk e pe

Do të zhytem thellë në det
Do ta pijë ujin të tërë
Kjo është forca që ka një poet
Gjurmë paçeje ku do të lërë

Tokën do ta mbush me lule
Dhe atje ku nuk kanë dalë
Gjithë fëmijet Aty të ulen
Paçe duan lufta të ndalë

Në horizont do nxjerr ylberin
Pasi vesa të ketë rënë
Do ta mbys djallin dhe dreqin
Ligësinë ta zhduk me rrënjë

Dashurinë do mbjell ngado
Se ka kohë që është zbehur
Si zogjtë të lirë të jetojmë
Buzëqeshje fytyrës veshur

- Poezi nga Poet Anonim



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0