Tema: Poezi Për Varfërinë
Trokiti Skamja Në Derë
kur më trokiti skamja në derë
miqtë vrapuan menjëherë
u ngjitën në parvaze në dritare
shula e lloza i shqyen fare
kush nga porta e kush nga muri
palaço u bënë si gruaja dhe burri
kush e kush të ikte më i pari
çfarë u bëra unë unë i vrari
qesha e buzën e çova në gaz
e pash skamjen drejt në sy
skamja foli me butësinë e saj
më mirë do jemi ne të dy
u ula me skamjën time
ajo në qosh e unë në qosh
jemi mirë me njëri tjetrin
s'duam miq fallco dhe bosh
- Poezi nga Poet Anonim
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Poet Anonim
Komente 0