Poet Anonim Poezi
Poet Anonim

Tema: Poezi Për Ëndrrat


Bardhë

Bardhë fletë e ngjitur mureve,
me bojë bardhë të jetë lyer,
bardhë dimër e ngricë e duarve,
bardhë shkumës për fjalë të vyer.

Bardhë gomë fshirëse për poezi të thyer,
bardhë fletë e re në jetë,
bardhë edhe zog i ngazëllyer,
e bardhë liria që e pretë.

Bardhë mendje me njerëz hajri,
bardhë dhe dëborë që kërcen nga ajri,
bardhë koha kur zëmra takoi të ngrohtët,
e bardhë shpirti që s’ndjen të ftohtët.

- Poezi nga Poet Anonim



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0