Më mbaj mend (për 1 muaj)

Anton Tetaj

Anton Tetaj
  • Vendlindja:
  • Gjakovë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Belgjikë 
  • Mosha:
  • 62 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 31 Dhjetor 1959
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♑ Bricjapi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  6

Anton Tetaj është këngëtar i njohur. AUTOBIOGRAFI:
Dëshira për muzikë më ka lindur qysh se në vogjëli (parashkollor), gjatë viteve shkollore isha aktiv si këngëtar në organizime të ndryshme festive, përvjetorëve, me arsimtaret e muzikes etj. Në atë kohë si fëmijë idol i kisha dy këngëtar të njohur të cilët më dhanë kurajo dhe pasion për këngën dhe muzikën shqipe, ishin: Qamili i Vogël dhe Marash Krasniqi gjerësisht (daja im). Në moshën 15 vjeçare fillova të këndoj rregullishtë nëpër dasma, festa dhe ahengje shqiptare, nëpër oda të burrave.Paralel në të njejtën kohë e kultivova muziken popullore dhe folklorike si dhe asaj të lehtë.
Në vitin 1978 me ftesë të disa profesorëve të shkollës së mesme "Tafë Gaxherri" në Junik themeluam grupin e parë kulturo-artistik në Junik e cila mbante emrin e shkolles, pra Sh.k.a. '' TAFË GAXHERRI '', vazhdoi aktivitetin për vite të tëra dhe patem mjaft suksese. Në vitet 80-ta kryetari i bashkesisë lokale te Gjakovës z.Fadil Vula më ftoj dhe e formuam grupin muzikor Rinia e çabrati pra : Sh.k.a. '' RINIA E çABRATIT '' Gjakovë, edhe këtu si ma parë vazhduan aktivitete dhe suksese të medha dhe ishim shumë të mirëpritur nga publiku.

Mbas sa viteve u inkuadrova në Sh.k.a. " YMER RIZA " në Gjakovë, ku këndova me veteranët (pleqtë) e këtij grupi si dhe me të rinjtë nën udhëheqjen artistike të kompozitorit të njohur gjakovar z. Nagip Bytyqi. Së fundi bashkë me z.Nagip Bytyqi themeluam Sh.k.a " ERENIKU " në Gjakovë që fonksiononte në kuadër të K.B.I. Ereniku. Ishim aktiv dhe konkurent të fortë ndaj grupeve tjera të asaj kohe, deri në fund te vitit '90 patëm shumë aktivitete dhe sukses bëmë ca inçizime në Televizionin e Prishtinës ku inqizimi i fundit ishte në vitin 1990 mbas kësaj kohe pushoj aktiviteti ynë kulturo-artistik për shkak të masave të dhunshme që erdhën nga Serbia .

Avtiviteti im:

Sh.k.a. '' TAFË GAXHERRI '' - Junik, Sh.k.a. '' RINIA E çABRATIT" - Gjakovë, Sh.k.a. '' YMER RIZA ' - Gjakovë', Sh.k.a. '' ERENIKU '' - Gjakovë.

Kurse folklor siç e ceka ma lartë në moshën 15 vjeçare diku ka viti '75-'76 formova grupin folklorik me disa shok instrumentalista dhe me djalin e axhes Bibë Tetaj nëper dasma, festa, pervjetore etj.si dhe nëpër oda të burrave deri ne vitin 1979 ku ishin te njohur dhe te mirpritur ne tere rrafshin e Dukagjinit dhe me gjerë. Në vitin 1979 i ndjeri Marash Krasniqi me ftoi ti bejme dy-tri emisione (inçizime) në TVP, dhe i realizuam me shum sukses. Nga ai moment nuk më leshoj nga dora dhe vazhduam të këndojmë së bashku deri ne vitin 1991 kur ai nderroj jete.

Për shkak të reprezaljeve, dhunës që krijonte shteti policor serb, dhe situates politiko-ekonomike, dhe për siguri familjare vendosa të le vendlindjen pa dashje, dhe te arratisem në Evropë ku gjeta strehim dhe u instalova në Belgjikë (Bruksel). Posa erdhe fillova përsëri të aktivizohem në art dhe kultur, kryesisht në muzikë dhe formova grupin e pare shqiptar në Belgjikë dhe e pagëzova me emrin: Sh.k.a "ALBANET" në Bruksel, me muzikë të pastërt dhe të mirëfilltë me motive nga të gjitha viset shqiptare, dhe asht i njohur në tërë diasporën, sidomos Belgjike, Francë, Holandë, Gjermani etj. Sh.k.a."ALBANET " në Bruksel janë aktiv dhe vazhdojnë të kultivojnë muzikën shqiptare mu në qendër të Evropës nën udhëheqjen artistike të Anton Tetaj

E faleminderoj stafin e juaj që ma mundesuat ta përshkruaj shkurtimishtë biografinë me aktivitetet e mia kulturo-artistike, më shumë respekt për juve, Anton Tetaj, Bruksel

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment


Komente 0