>
BIOSHQIP

Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti

31-12-2022
Një rekord i ri për artisten Anxhela Noti, e cila mesa duket këtë herë suksesin e ka korrur edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Kënga e saj “Malli” ia ka dalë që të radhitet e 9-ta në klasifikim e yuotubemusic si kënga më e dëgjuar në Britaninë e Madhe.

Kënga “Malli” arriti të behej një nga këngët e dashura për publikun menjëherë pas publikimit të saj 8 muaj më parë, e po ashtu dhe versionin Remix në gjuhën angleze duket se pati të njëjtin fat. Lajmin e këtij suksesi e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në profilin e saj në Instagram.
(Newszone)
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti