TEKSTESHQIP

Anxhela Peristeri
N'Tirane
Lyrics

STROFA.1:
Në Tiranen plot me zhurmë po e kërkoj,
E s’e di ku shkoj.
E po du’ si rastësisht unë t’a takoj,
Por me fat s’qëlloj.

Nganjëherë gjithçka më duket, si një lojë
E nuk e kuptoj...
Pse e dua? Pse e dua?
Mos gaboj...?
______________________________
STROFA.2:
Të lutem shoqe ti dëshiren ma plotëso.
Dil me mua sot.
Ndoshta shoh dy sytë që mendjen ma trazojnë
Diku aty në Bllok.

E nëse mbetemi të vetme përsëri,
Le t’a pimë një gotë.
E mos thuaj:
“Ta kam thënë, po lodhesh kot.”

REFRENI:
O Tiranë!
Ma baj qejfin ta takoj vetëm një herë.
T’kem arsye vetes sime t’ja pranoj
Se e dashuroj atë.

O Tiranë!
Më trego ai ku fshihet në këtë natë.
Ti tregoj se e kam pritur unë shumë gjatë
Ta përqafoj atë.
Se e dua, se e dua unë me shpirt...
______________________________
STROFA.3:
E përhumbur hallakatem dhe një ditë
Nëpër bare plot.
Nëpër njerëz depërtoj, si një muzikë
E trishtuar sot.

Po më rreh kjo zemër, si e marrë
E po endem kot.
Se e dua, se e dua unë me shpirt...

REFRENI:
O Tiranë!
Ma baj qejfin ta takoj vetëm një herë.
T’kem arsye vetes sime t’ja pranoj
Se e dashuroj atë.

O Tiranë!
Më trego ai ku fshihet në këtë natë.
Ti tregoj se e kam pritur unë shumë gjatë
Ta përqafoj atë.
Se e dua, se e dua unë me shpirt...

DËRGOI: