>
BIOSHQIP

Anxhelina Vendos Ti Rikthehet Tregut Muzikor

24-10-2013
Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka vendosur ti rikthehet përsëri tregut muzikor.

Pas një pauze 2 vjeçare bukuroshja bjonde ka kërkuar vëmendjen mbi vete ku edhe ka postuar një foto të re.

Ajo shfaqet seksi me një veshje lëkure të zezë ku shihet në super formë.



Pak kohë më parë Anxhelina ka lajmëruar se është duke punuar për projektin më të ri me producentin Arbër Gjikolli i njohur si Bing Bang Beats dhe së shpejti do të prezantohet para publikut.

Këngëtarja seksi është e dashuruar me futbollistin Fatmir Hysenbelliu, me të cilin po përjeton një histori të bukur dashurie.

Kjo duket qartë edhe në foto e shpeshta që ajo poston në rrjetet sociale të cilat tregojnë se Anxhelina e shijon në maksimum lidhjen e saj.
(Blerta Tusha/shqiptarja)

Anxhelina Vendos Ti Rikthehet Tregut Muzikor