Grupi nga Kosova, Aragona Band, ka konfirmuar për Telegrafin se së shpejti do të lansohet bashkëpunimi më i ri me këngëtarin e mirënjohur, Ermal Fejzullahu.
Shpend Haxhijakupi, një prej antarëve të Aragona Band, ka thënë për Telegrafin se kënga është e përfunduar dhe se së shpejti pritet të fillojnë xhirimet e videoklipit.
“Sapo e kemi përfunduar këngën e re me Ermal Fejzallahun. Është këngë verore dhe shumë ritmike. Videoklipi lansohet shumë shpejt”.
“Kjo këngë ka predispozita të mëdha që të bëhet hit i madh, pasi është shumë e mirë. Xhirimet e videoklipit do të fillojnë shumë shpejt, po sa të jetë caktuar produksioni që do ta punojë atë”, është shprehur Shpendi për Telegrafin.
Këngën e re të Aragona Band me Ermalin e kanë punuar në muzikë Kico n’Torch teksa tekstin e ka shkruar Mit’hat Sadiku.
Arabona Band njihet për hitet e mëdha “Tepër Jemi Dasht”, “Vajza Anonime” dhe “Ajo”.