>
BIOSHQIP
Biografia
Voci apo emri i vertetë i të cilit është Arbër Voci është reper nga Suhareka. Voci merret me muzikë qysh nga viti 2008 deri më sot dmth për plot 13 vite. Karrierën e nisi si i ri me shokët e tij ku në vitin 2011 inqizoi këngën e tij të parë dhe në vitin 2012 këngën e tij të dytë, ku pastaj pauzoi për shumë vite deri sa u rikthye në vitin 2019 me këngën “Mrekulli”. Pas këngës “Mrekulli” në vitin 2019 ai erdhi dhe me disa këngë të tjera njëra pas tjetrës me “Ta kom marr zemrën”, “She’s Good”, “2018-Forever” dhe “Jarana” më datë 31 dhjetor 2019. Voci më parë njihej me emrin artistik KING RAP ku në vitin 2020 e ndryshoi dhe e bëri Voci. Në vitin 2021 ai hodhi në treg këngën e tij më të re “Pow Pow”. Në vitet e ardhshme pritet punë e madhe dhe projekte të mëdha nga Voci.

Më datë 30 Dhjetor 2019, Voci publikon videoklipin "Jarana". Teksti i këngës u shkrua nga Voci.

Më datë 20 Mars 2021, Voci publikon videoklipin "Pow Pow". Teksti i këngës u shkrua nga Voci.

Më datë 15 Shtator 2021, Voci publikon videoklipin "Bojna Chill". Teksti i këngës u shkrua nga Voci.