Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Arbëresha Hajdari
  • Vendlindja:
  • Gjilan 
  • Mosha:
  • 30 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 29 Maj 1989
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♊ Binjaket
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  32

Arbëresha Hajdari është këngëtare e njohur. Arbresha Hajdari eshte nje poete, piktore dhe kengetare e cila vjen nga Gjilani. Shkollimin fillor e kreu në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, ndërsa shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Bënë studime deridiplomike në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve, Dega – Pikturë dhe Fakultetin Filologjik, Dega – Gjuhë shqipe. Arti është një nga veprimtaritë më të dalluara që spikatin tek Arbresha. Që në moshën fëmijërore filloi të merret me këngën. Pasioni për t`u bërë një këngëtare iu ndihmua edhe me zërin dhe talentin që kishte për muzikën.

Është pjesëmarrëse e shumë organizimeve, festivaleve, koncerteve etj. Disa nga çmimet që ka fituar Arbresha, janë:
Prezantimi skenik – “Polifest 2006”
Vendi i dytë – “Kosova fest 2008”
Prezantimi skenik dhe debutantja skenike më e mirë femër – “Çelësi Muzikor - Ziko award 2008”
Vendi i tretë – “Kosovarja këndon 2009”
Best këngëtarja në Rok & Rnb – Komuna e Gjilanit 2009
Vendi i tretë dhe interpretimi më i mirë – “Polifest 2010”
Çmimi prestigjioz Nexhmije Pagarusha – “Kosovarja këndon 2010”
Këngëtarja më e suksesshme e vitit 2010 – Komuna e Gjilanit

Ndër të tjerash, Arbresha ka treguar të jetë e suksesshme edhe në artin letrar. Në vitin 2006 boton librin e saj me titull “Mozaik emocionesh”. Ka në dorëshkrim cikël poezish etj. Në vitin 2009 mori pjesë në “Takimet e poeteshave” në Vushtrri. Ndërsa në “Flaka e Janarit” që organizohet në qytetin e Gjilanit, mori çmimin – Pena e Flakës.

Gjatë viteve 2003-2010 ndoqi kursin për pikturë.
Në fund te vitit 2011 ajo paraqitet ne nje Talent Show në Shqipëri "The Voice of Albania" me kengen "Stop" ku edhe pse nuk u kualifikua pati mjaft sukses.

Në Qershor 2007, Arbëresha Hajdari merr pjesë në Polifest 2007 me këngën "Do Te Falem Ty".

Më datë 26 Prill 2008, Arberesha Hajdari publikon videoklipin "Ti". Me këtë këngë, Arberesha Hajdari merr pjesë në Zhurma Show 2008 në vitin 2008.

Më datë 25 Qershor 2008, Arbëresha Hajdari publikon videoklipin "Ne Të Dy". Me këtë këngë, Arbëresha Hajdari u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2008 (2008), Polifest 2006 (2006).

Në Maj 2009, Arbëresha Hajdari merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Buzet Qershi".

Në Nëntor 2009, Arbëresha Hajdari merr pjesë në Çelësi Muzikor 3 me këngën "Ditelindja".

Më datë 3 Prill 2010, Arbëresha Hajdari & Kastro Zizo publikojnë videoklipin "Burre Dhe Grua".

Në Qershor 2010, Arbëresha Hajdari merr pjesë në Polifest 2010 me këngën "Portret Gri".

Në vitin 2011, Arbëresha Hajdari merr pjesë në The Voice of Albania 1.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  Annonim  

Komente

Asnjë Koment

Pjesëmarrëse në

Voice Of Albania



Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet