Tema: Poezi Për 28 Nëntorin

Urime Shqipni

Shqiptari, Shqiptarë, Shqipni,
Dëshmor, martirë, luftëtarë
Prishtinas, Tiranas, Shkupjan, Ulqinak, Preshevar, Mërgimtarë
Urime 100 vjetori i Mëvetësisë së Shqipnisë

100 vjet Shqipni në kufi artificial
100 vjet Shqipni në zemrat tona, në kufi natyral
Mijëra vjet përpjekje, sakrifica, gjak e lot
Më mijëra vjet ishim në trojet tona, ashtu siç jemi edhe sot

Më mijëra vjet Shqipni jetuam të ndarë dhe të bashkuar
U rritëm në gjirin tendë të ngrohtë
Pimë ujin që buron nga zemra e jote
U ushqyem me drithin tënd, me bukën kollomoqe

Mbajtëm në kokë plisin e bardhë
Ruajtëm në shpirtë Flamurin Kuq e Zi
Qëndruam fort në këtë parajsë
Jetojmë dhe vdesim për Ty Shqipni

Tani të bashkuar, krenar dhe më të fort se kurrë
Të festojmë shqip për këtë festë kombëtare
Për Atdheun, Kombin, Shtetet tona
Për Shqipnin natyrale.

28.11.2012
Arben DRESHAJ

- poezi nga Arben Dreshaj


- Poezia u dërgua nga arbendreshaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  271