Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Dembeli “Kreativ”

Ishte fillimi i Majit. Katër burimet në fund të bjeshkës së mbushur me borë, ishin plotë uji dhe gjallëri. Shtrati i tyre gurgullonte këndshëm duke i jep jetë Rrafshit të Dukagjinit. Natyra gjallëronte gjithë andej. Ishte kohe e punës për të gjithë, përveç për dembelët. Ata gjithmonë “janë të lodhur”, andaj kanë arsye për të pushuar. Puna kryesore e tyre, mbetet arsyetimi i mos angazhimit dhe jetesa në kurriz te të tjerëve. Në këtë pikë, janë të pa konkurrencë dhe kreativ.

Në skaje të njërit prej lumenjve, një dembel kishte vendosur një karrige të përshtatshme (e cila përdorët edhe nga peshkatarët), në një hije të lehtë. Në kokë kishte vendosur një kapele të bardhë, një birrë e mbante në dorë për tu freskuar, ndërsa në rrjetën ku peshkatarët vendosin peshqit që kapin, kishte vendosur edhe dy të tjera për ti ftohur. Vendi ku qëndronte ai, nuk ishte larg rrugës. Një vajzë ndali veturën afër lumit dhe u ndal për të pushuar. Ajo punonte në shpërndarjen e produkteve dentare për një kompani.

U afrua tek lumi, pa dembelin duke menduar se ishte peshkatar. Por, pasi që foli me te, e kuptoj se nuk ishte ashtu. Nuk u durua pa folur, para se të shkonte. “Sa rrinë kot këtu, mund të peshkosh. Në këtë lumë ka mjaft peshq. Nga shitjet mund të ndërtosh një restorant këtu afër me specialitet peshkun vendor. Angazhon punëtorë. Ndoshta nuk ke nevojë të punosh fare pastaj, thjeshtë e shijon jetën si të kesh dëshirë, bënë qef ”.

Dembeli që dukej deri atëherë i pa interesuar për tu angazhuar në bisedë, rregulloj kapelën duke lëvizur sa për të treguar se është gjallë dhe ju drejtua të panjohurës: “Çfarë po mendon se jam duke bërë tani unë? Pikërisht atë ju po me thani se mund ta arrij nëse punoj shumë. Unë dukem dembel, por nuk me mungon kreativiteti”.

Dembeli rrotulloj krahun i mbushur me krenari. Arsyetimi bindës i dembelisë sikur e mbushi me energji për të vazhduar njëjte. Vajza duke u larguara më një zë qortues iu drejtua atij: “Sa për kreativitetin tënd, bota do të ishte ende në kohën e gurit”. Dembeli u duk që nuk e dëgjoj. Heshtja ishte përgjigjja e tij. Vajza u largua e tensionuar. Mendja e saj e pranonte heshtur se megjithatë ai ishte një dembel që me mjeshtri e arsyetonte dembelinë e vet. Mbase, ky ishte profesioni i vetëm i tij të cilin e ushtronte me zell...

- tregim nga Arben Dreshaj


- Poezia u dërgua nga arbendreshaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  129


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet