Të dashurova me qejf e zemër
Të kisha yll, princeshë e jetë Të falja shpesh Sakrifikoja me shpresë
Mëkatet tua kalonin mbi urën e vjetër Të ndërtuar me sinqeritet e dashni Ti e provokoje, e testoje çdo ditë Qëndrueshmëria e saj, të jepte fuqi!
Ura një ditë u rrezua shpresa u shua
zemra u kthye tek unë e dëgjoj mendjen, për të mos vuajtur më shumë
Tani edhe stacioni i shpresës është i mbyllur për ty
energjinë që ma ke huazuar, nuk e ke më Dielli nuk po vjen pas teje
Dikur ishe vetëm, sot je edhe kundër vetës
harrove kush ishe, nuk e njohjeje as vetën
duke më goditur mua, e vrave vetën nëse e takon vuajtjen, dije se je vetëm
mos vuaj për mua, ballafaqohu me vetën!