Me dallëndyshet erdhe n ‘pranverë me to shkove n ‘vjeshtë të thashë Dallëndyshe me to erdhe e ike, fatin e lidhe
Në pranverë erdhe prapë me endeje e putheshe qiellin në mëngjes e mbrëmje ter verën kërkove falje me lot në sy në vjeshtë ike përsëri!
Paravera erdh me ty Dallëndyshe the se dallëndyshet shtegtojnë ato nuk e harrojnë folenë e vjetër të tjerët i falin dhe i mirëkuptojnë
Sa më emocion e kalove atë verë duke treguar e ngazëllyer si u ndjeve... kur e kuptove çfarë fitove, humbe, e fitove
shtegton por nuk të harron dallëndyshja jote, edhe këtë e thoje
Në vjeshtë të erdh koha për të ikur përsëri! nën qiellin e ngrysur ti pash lot në sy të thash se foleja e vjetër po shkatërrohet a jam dallëndyshe, pyete? po te thashë, Ti hape krahët e ike!
Në pranverë na bashkuan kujtimet e vjetra
u takuam karshi, shpesh e me rastësi a jam Dallëndyshja e jote, fshehtas me pyete? po të thash, ishe dhe do mbetesh, e bukura Dallëndyshe
Dallëndyshe, edhe sot të kujtoj si n ‘pranverë e n ‘verë dua të shoh si i jep jete qiellit në mëngjes e mbrëmje mos e mbajë peshën e fajit mbi ata krah të bukur hidhe larg në det e jeto e lumtur
Dallëndyshe, kujtoj kujtimet, por mos u mbyt në to mos kërko falje, mos u lëndo mos del kundër vendimeve që i mori koha thjeshtë... na doli ndryshe, Dallëndyshe.