Tema: Poezi Për Ëndrra dhe Shpresë

Pa Pare

Me ty blejmë, për ty shesim
ti na mbanë peng
na shtrëngon dhe na len te lire
na detyron te sillem rreth e përçark

por t’i nuk je asgjë
thjesht je një mjet
me të cilin bëjmë matje
ke fytyrën e zbehtë, je tradhtare

dashuria, lumturia, bujaria, shoqëria...
ajkat e kësaj bote
janë të pa varura prej pazareve
pa pare!

- poezi nga Arben Dreshaj


- Poezia u dërgua nga arbendreshaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  100