>
LETERSISHQIP

Varrose Pesimizmin

Kur rrugët ngushtohen
shpresa venitet
copëzat e dritës dridhen
në horizontin gri
një “shok” dinak të afrohet Ty
për të bindur se asgjë nuk shkon
me entuziazëm të udhëzon
për tu dorëzuar...
ta varros motivin e shpresën
ta mbytë kurajon
ta shkatërron jetën
ai s’ka pikë mëshire
pesimizëm është emri i tij
tregoja vullnetin e çeliktë
shuaja shpresat atij
dërgoje në varr
pikërisht atje
ku ai dëshiron
te të dërgoj Ty.