>
LETERSISHQIP

Dëshmorit Ismet Bicaj

Oj Kosovë oj bukuroshe
Pritem se po vij
Lamtumirë familja ime
Lamtumirë Suedi
Pritem Shqipe në Dukagjin
Pritem o Podguri im

Erdha shpejt e fluturim
Në dasmën tënde Kosovë
Bajraktar, me Flamur në gji
U ktheva në Vrellën e burrnisë
Me ja shkund hordhitë Serbisë

Erdh burimi u kthy të guri
Emri i luftës Burim Guri
Në Dukagjin e kish rritë shtatin
Në bjeshkë të nalta ish kalite
Me ja shti dridhnat Serbisë

Hajde shka në Vrellë të Podgurit
Po të pret pushka e Burim Gurit
Hajde shka se jem tuj t’prite
Mos kukat e mos u korit

Nisin betejat në log të burrnisë
Ismet Bicaj në ballë të ushtrisë
Kriske pushka e lirisë
Dridhej Vrella e Podguri
Nuk ligështohet Burim Guri

Merrni në shenje o Shqipe mali
S’ka frikë në rrugë të lirisë
S’ka plumb shkau qe në na shpon
Tankset e tyre, ne i ndalojmë

Hordhitë serbe shume sulmojnë
Me armë të rënda nga toka e ajri
Vinin shumë e ktheheshin pak
Burim Guri ju bënte konak

Fort janë lodhë, paku, e tmerru
Ne Serbi janë anku
Helikoptera kanë kërku
Mijëra trupa tanke të randa
Nuk guxojmë ndryshe me u afru
Ne Vrellë te Burimit, nuk guxojmë me shku

Po na vrasin do djem të ri
Sy Shqiponje, Dragoi mali
S’po na lanë me u afru
Me këngë e pushkë na kane trishtu
Burim Guri tuj komandu

Pas disa jave gryk me gryk
Dhemb për dhemb e fyt me fyt
Burim Guri me shumë djem të Podgurit
Ranë ne altarin e lirisë
Tuj kendu këngë të shqiptarisë

Dhjet herë veten e kane pagu
Mbrojtën nderin e atdheut
Dridhen fort Serbinë sllave
Jeni ne Shqiptari o të mjerë, e jo ne Karpate

S’keni vend në tokën tonë
Ikni nga parajsa e jonë
Rroftë Kosova, Nëna e Jonë
Për te vdesim, për të jetojmë!

Prill 2002