>
LETERSISHQIP

Faleminderit Mërgimtarë

Hapi krahët Kosova e jonë
na erdh vera, na u kthye buzëqeshja
nga katër anët e globit jemi nisë
me u bashku, ku jemi lind e rritë

Na ka mare malli për atë tokë të shenjet
për ato fusha, të bukurat bjeshkë e male
djepat kuq e zi, varret e të parëve
për familjet, ujin e burimeve, sofrën në shtëpi
bukën e nënës, më të mirën meny

Na ka mare malli me i pa Shqipet në qiell
me u bashku në vallen shqiptare
me shiju ndeja, dasma, e flija në dreka
me na fole shqip nipa e mbesa

Mire se vini o faqebardhë
faleminderit mërgimtarë
shkuat pa dëshirë, po jetoni me mall
dhatë djersë, mund, gjak, lot e pare
për Atdheun tuja, tokën e të parëve

Na betë krenarë në katër anët e botës
na dhatë jetë, liri e forcë
të mbytur në mall, me zemër të thyer
na betë të fortë

Mirë se vini Shqipet tona
vendin tuaj se zen kush
dasmë të madhe bënë Kosova
të bashkuar s’na tremb kush

Oj Kosovë të qofshim falë
të kem nënë, na ki vajzë e djalë
jem në mërgim të mbushur më mall
mundi, djersa, dija e jonë
janë tuajat përgjithmonë

Jetojmë për ty, të kem në zemër
E bukura e jonë, i shenjti emër.