Tema: Poezi Për Atdheun

Kulla Shqiptare

c

E lashtë me shekuj
Me rrënjë në parahistori
Kështjellë arbërore
Shkollë, besë, shtëpi

Gurët e gdhendur me mjeshtri
Të çeliktë ta bëjnë atë shtat
Miqësore për miq
E ndaluar për armiq

Barbarët të sulmuan
Tërmetet të trazuan
Plagët nuk të ligështuan ty
Kështjellë dardane në Iliri

Dritaret me qemerë
Ta shtojnë bukurinë
Frëngjitë e vogla
Ta japin fuqinë

Që prej kohës kur Dielli rrezoj në tokë
Shqipet të patën çerdhe
Në gjirin tendë rrite Sokola e Sokolesha
Trimëresha e Trima përkunde në djepa

Vend i Kuvendeve, Lidhjeve, Besës
Sinonim i urtësisë, fitoreve, qëndresës
Autoktone, e bukur, shqiptare
E legjendave, legjendare.

- poezi nga Arben Dreshaj


- Poezia u dërgua nga arbendreshaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  92