>
LETERSISHQIP

Kush Jam Unë

Kush jam unë, të kritikoj Ty
Të behëm i dijshëm, i pa durueshëm
Të gjej gabime e ta marr fjalën
Të ofshajë iif e oof, e të them se jam lodhë!

Kush qenkam unë që s’paskam durim
Të dëgjoj dy herë një rrëfim
Ta realizoj një dëshirë
Ta mirëpres dy herë një këshillë

Si mund ta humbas kujdesin për Ty
Kur Ti për mua shterove ata sy
Më linde, me rrite, me dashuri
Në prehrin tënd, isha mbret kur isha fëmijë

Sa shumë net të lash pa gjumë,
Ti më thoje te kam lumë
Kur unë isha pa disponim,
më këndoje deri në agim

Çfarë bëjë unë, që sot s’kam kohë,
mallin Ty për ta shuar
Më t’i puthë ato duar,
ballin, ata sy të shkruar

Kush jam unë që nesër vij e të qaj te varri
Kur nuk pata kohë me të pa për së gjalli
Unë bash askushi, hiç nuk jam
Nëse Ty Nanë, nuk të kam Xhan.
U dërgua nga:Drini