Tema: Poezi Për Jetën
Jeta E Vdekja
Kur do vish
kur do shkosh
Ketë e di
vetëm një Zot
Jeta është fat,
është përgjegjësi
Mundësi për secilin,
dhuratë, dashuri
Vdekja e ftohtë,
krah me të ecën
Mendohet e kujtohet
vepron e nuk flet
Sikur mos të ishte,
bota do të rrotullohej
Ilaçi për të,
si për jetën do të kërkohej.
- Poezi nga Arben Dreshaj
- U dërgua nga Eli -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Arben Dreshaj
Komente 0