Arben Dreshaj Poezi
Arben Dreshaj

Tema: Poezi Për Trishtim


Plumbi

Një plumb e mbaja në nënkresë
Me të flisja shumë e shpesh
E kisha mik apo armik?
Njeri-tjetrin s'e kishim frikë

Njëherë pa menduar dy herë
Vendosa ta qes n'të vetën derë
Thashë, ky mik duhet të jetë
Ai heshti, s'deshi t'shkrepë

E lashë prapë aty n'nënkresë
A është mik apo armik?
Herë me, e herë pa shpresë
Pyetja nga e cila mendja m'ik'!

- Poezi nga Arben Dreshaj



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0